Emisioni investigativ Vetting, News24
Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, një nënë e moshuar gjendet sot përballë një tjetër padrejtësie: ajo nuk mund të largohet nga shtëpia ku iu vra djali, sepse përfitues ligjor i banesës është nipi 5-vjeçar.
Për të shitur shtëpinë, duhet të hapë një proces gjyqësor, por gjyqtarja që shqyrton çështjen shprehet se “nuk është e sigurt nëse kjo është në të mirë të fëmijës”. Si mund të quhet e mirë për një fëmijë që rritet në hijen e një tragjedie, në të njëjtin vend ku gjaku i të atit u derdh mbi pragun e shtëpisë? A nuk është më e dëmshme për rritjen e tij kujtimi i përditshëm i dhunës, sesa një shtëpi tjetër më larg, por me paqe?
Denoncuesja për mikrofonin e Neës24 thekson: “Njeriu që mi ka marrë jetën djalit jeton këtu poshtë pallatit. Është e pamundur të jetoj në këtë pallat, u detyrova të vë në shitje shtëpinë. Kam gjetur blerësin e shtëpisë dhe njëkohësisht edhe shtëpinë tjetër ku do të shkoj larg kësaj zone. U detyrova i nxora dokumentet në mënyrë të rregullt.
Aty mësova që duhet të kalonte në përfitim ligjor, përfiton nipi, pasi djali më ka lënë një nip trashëgimtar dhe duhet të kaloj nëpërmjet një procesi gjyqësor”.
Psikologia Bekteshi kërkon nga ana e institucioneve që të jenë më bashkëpunuese duke marrë parasysh rrethanat e çështjes: “Një fëmijë 5-vjeçar nuk duhet të qëndrojë në tilla rrethana në të njëjtën zonë. Një fëmijë që ka humbur një familjar në rrethana të tilla ka nevojë për një ambient të ri larg kujtimeve traumatike. Ka nevojë për stabilitet emocional ka nevojë për këshillim psikologjik për të parë nëse ka pasoja psikologjike afatgjate”.
Por edhe pse ndoqi gjithë rrugën ligjore, dosja priste në sirtarin e gjyqtarit.
Denoncuesja tha se: “Djalin e la 3 vjeç tani bënë 5 une kam aplikuar në qershor 2024 në gjykatën e durrësit 3 muaj flinin dokumentat i ra një gjyqtari quhej Rexhep Kaloshi e kishte lëmë dosjen të flinte aty.”
Sipas Kodit të Familjes të Shqipërisë, pasuria e një të mituri administrohet nga prindërit ose kujdestarët, por çdo veprim që tejkalon administrimin e thjeshtë, siç është shitja e pasurisë së paluajtshme, kërkon autorizim nga gjykata dhe duhet të jetë në interesin e të miturit. Në këtë rast, gjyqtarja ka shprehur pasiguri nëse shitja është në të mirë të fëmijës, duke e lënë nënën të bllokuar në një vend që i kujton çdo ditë humbjen e djalit.
Ndër të tjerash, zonja Namire shprehet se: “Manjola ma ka shtyrë gjyqin. Mbi 6 deri në 7 muaj, pse ma shtyn gjyqin kërkova ehde sekretaren nuk më del më 20 janar 2025 është bërë gjyqi i fundit është rrëzuar pa asnjë farë. Ajo s’ka bërë fare gjyq sa mbeti i befasuar edhe avokati dhe sa tha pse e rrëzove çështjen se nuk ka asnjë palë kundërshtare thjesht do të shesë shtëpinë se i kanë vrarë djalin… “nuk e di unë që është për të mirën e djalit”, përgjigje pa kuptim”.
Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi fleksibilitetin e sistemit ligjor për të trajtuar raste të veçanta me ndjeshmëri dhe drejtësi.
Avokatja Persili për Vetting sqaron se: “Personalisht mendoj se ka shkelje ligjore pasi po i mohon të drejtën e trashëgimisë një fëmije të mitur aq më pak në kushtete që ndodhi që babai i tij ka ndëruar jetë nga një ngjarje tragjike e cila ndikon nga ana psikike morale që ka një ndikim goxha të rëndë për fëmijën e mitur”.
Nusja e Naimire Kokës, Ilda Parroi për emisionin Vetting ka sqaruar që është dakord që banesa të shitet dhe pjesa t’i kalojë djalit të saj, nipit të të moshuarës.
Ilda Parroi nusja e denoncuese sqaron se “është dakord me këtë shitje”. “Unë jam dakord për shitjen e shtëpisë, pjesës së çunit”.
Nënë e viktimës sqaron se: “Këtu nuk rri dot unë, jo më nipi. Nipi po bën dokumentat në Itali, ia ka aprovu drejtësia italiane për vrasjen e babës që i është vrarë këtu, ndërsa ne nuk e zgjidhim dot … Kjo është çështje civile për shitjen e pronës sime, më pëngon mua gjyqtare Beluli, më pengon mua pa asnjë arsye e shkaku”.
Ka qënë pikërisht nusja e Ilda që ka nisur procedurën ligjore si kujdestare e vetme e djalit 5 vjeç, pas vrasjes tragjike të bashkëshortit të saj. Për kërkesën “lëshim autorizim për fëmijën e mitur për tjetërsimin e pasurisë së paluajshme, të llojit apartament”.
Sipas nënës së viktimës: “Ne prisnim të merrnim vendimin, të kalonte në rrugë ligjore dhe unë të bëja veprimet për shitjen e shtëpisë. Thjeshtë këtë kërkoj, kujt ia thua, të gjithë habiten”.