TIRANË-Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së kaluar ku i riu Enjo Saliaj u përfshi në aksident te zona e Freskut dhe për pasojë humbi jetën. Abc news mëson se Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari teska ishte në proces divorci me bashkëshorten.

Ai u vra pas shumë debatesh dhe përplasjesh, që kishin lindur mes çiftit Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Pas arrestimit të bashkëshortes për vrasje në bashkëpunim, kujdestaria e tre fëmijëve i kaloi xhaxhait të tyre, vëllait të Kudrertit.

Por si ndodhi ngjarja?

Më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë,  Mexhit Picari, 53 vjeç, vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta pas seancës së pestë. Po ashtu plumbat prekën dhe avokatin e viktimës Adriuatik Cama. Hetimet zbuluan se Kudreti kishte marrë pesë plumba në trup nga vjerri i tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re