Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.

 

Këtë e deklaroi kryetari i qytetit , Oleksii Reva , cituar nga agjencia e lajmeve UNIAN .

 

Sipas, The Guardian, referuar ketyre deklaratave, para luftës, 70,000 njerëz jetonin në Bakhmut.

 

Rusët pretendojnë se kanë marrë kontrollin e qytetit, tashmë të kthyer në një hapësirë ​​gërmadhash, por ukrainasit thonë se ata ende mbajnë disa pozicione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re