Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën këtë të premte. Një nënë 34-vjeçare i dha fund jetës së bashku me fëmijën vetëm një vjeç, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Pavarësia 2”.

 

Fëmija i mitur gjeti vdekjen në vend, ndërsa nëna u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi dot të mbijetojë.

 

Sipas policisë, Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë me të birin. Ndërkohë dëshmitarët tregojnë momentet e para të ngjarjes së rëndë.

 

 

Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ishte bashkë me fëmijën. Dhe kur janë hedhur dëgjova zhurmën. Në momentin që dola kjo ishte këtu e shtrirë, këtu ishte fëmija. Përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte carje në fytyrë.

 

Sipas banorëve të zonës e reja kishte ardhur në Vlorë së bashku me prindërit një ditë më parë. Ajo ishte e divorcuar, ndërsa muajin e fundit shfaqur probleme depresioni.

 

 BANORET E PALLATIT

 

1—Nuk e njohim fare. Se kemi parë fytyrën e saj. Të atin dhe të ëmën e njohim. Jetonte dhe i ati në Tiranë por më shumë rrinte këtu. Vajza ishte e martuar në Tiranë. E divorcuar. Këtë fëmijë, kishte vetëm. Farmaciste. Nuk e njohim fare.

 

2—-Vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë të gjthë. E martuar. Një djalë. 7 deri në 8 muaj, e ndarë. I kishte thënë të ëmës dje, që dua të vete nëVvlorë. Erdhën këtu. Më tha që kam Pamelën sëmurë. Sot më trokiti  nëse e ke parë a jo.

 

 

Ende nuk dihet shkaku që e çoi atë drejt vetëflijimit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Pamela Mërtiri ishte farmaciste dhe prej disa vitesh administronte një farmaci në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re