Në qendrën e paraburgimit administrativ, që gjendet në qytetin Cornebarrieu të Francës, një refugjat i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Prefektura e rajonit Haute-Garonne bëri të ditur se prokuroria ka filluar hetimin në lidhje me vetëvrasjen e refugjatit.

Bëhet e ditur se refugjati tunizian 31-vjeçar i quajtur Kerim kishte ardhur në qendër në muajin gusht.

Afati i mbajtjes në paraburgim të këtij personi ishte skaduar të dielën e kaluar por ishte zgjatur edhe 15 ditë të tjera. Paralajmërohet se për shkak të fluksit të madh në këtë qendër nuk ka siguri të mjaftueshme.

Në Francë edhe në dhjetor të vitit 2017, një refugjat shqiptar 23-vjeçar që priste të deportohej jashtë shtetit nga qyteti i Marsejës, i kishte dhënë fund jetës duke varë veten në një qendër të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko