Drama për familjen Saliaj në Tiranë nuk kanë fund.

 

Mbrëmjen e djeshme, në zonën e Freskut, pas një aksidenti ka humbur jetën 18-vjeçari Enjo Saliaj, i cili ka qenë duke drejtuar një motorr elektrik kur u përplas nga një makinë.

 

I riu humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra në trup.  Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin Sildi Krashi, tashmë është arrestuar. Por mjeti nuk ka qenë në pronësi të 19 vjeçarit, por të shtetasit F. A.

 

Por 18-vjeçari rrinte tek gjyshërit, për të cilët drama nuk ka fund. Pas djalit, atyre iu vdes edhe nipi.

 

Babai i Enjo Saliajt, Kudret Saliaj u vra në ambientet e gjykatës nga ish vjehrri dhe ish bashkëshortja, teksa kanë qenë në proces divorci.

 

Ngjarja ka ndodhur më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç, vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta pas seancës së pestë. Po ashtu plumbat prekën dhe avokatin e viktimës Adriuatik Cama. Hetimet zbuluan se Kudreti kishte marrë pesë plumba në trup nga vjerri i tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re