Një dramë e përmasave të mëdha ajo që përfshiu familjen Kola në Dushë-Arrëz, pasi Prendushe Kola dhe dy vajzat e saj Sidorela dhe Emiljana 18 dhe 15 vjece gjeten vdekjen duke I zënë korrenti në banjo.

 

Nëna bashkë me dy vajzat e saj adoleshente kanë trishtuar të gjithë opinionin public dhe vecanërisht komunitetin ne Fushë-Arrëz që I përcolli për në banesën e fundit.

 

Të shtunën pasdite, njëra prej vajzave kishte hyrë për të bërë dush në banjo kur ka rënë për fat të keq në kontakt me energjinë elektrike.

 

Pas thirrjeve për ndihme për fat të keq të njëjtën fat të zi e patën edhe motra tjetër dhe në fund nëna e tyre Prendushe Kola 42 vjece.

 

Dy djemte e e familjes Kola që janë gjallë, 12 dhe 17 vjec, do të duhet të vuajnë tragjedinë e përmasave të mëdha që goditi familjen, me shpresen se edhe shteti deo të kujdeset për to.