Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mbërritur në Qytetin e Durrësit ku edhe është një nga pikat më dramatike të vendit e shndërruar pas tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Balluku ka thënë se në këtë qytet, në banesën e familjes Lala, në zonën e Kënetës ndodhen 9 anëtarë të një familjeje nën rrënoja ndërsa shton se po bëhet gjithçka për ti shpëtuar.

“Familja Lala, 9 anëtarë nën rrënoja. Nuk e dimë nëse të 9 anëtarët ndodhen brenda në banesë. Banesa është e shkatërruar, unë jam vetë këtu. Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.”-tha Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re