Disa zjarre janë paraqitur të mërkurën në rrethinën e Los Anxhelosit, ndërsa 200.000 njerëz janë përfshirë në urdhrin për evakuim, kështu edhe lagjja elitare Bel-Air në të cilën zjarri po kërcënon mijëra shtëpi luksoze.
“Po përjetojmë ditët e vështira, por ato njëkohësisht dëshmojnë për durueshmërinë e qytetit tonë”, ka komentuar të mërkurën kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti.
“Rreziku shumë i madh po i kërcënon njerëzit në Los Anxhelos”, në qytetin e dytë më të madh të SHBA-së, i cili i ka 4 milionë banorë, “i kemi evakuuar 150.000 banorë prej veriut të qytetit”, ka shtuar ai në konferencë për shtyp. Edhe së paku 50.000 njerëz kanë marrë urdhëresë që ti braktisin shtëpitë e tyre në rajoni Ventura i cili gjendet buzë Oqeanit Paqësor, transmeton Gazetametro.net.
Në gjithë atë rajon zjarri i quajtur Thomas po bën kërdi dhe është përhapur me shpejtësi të madhe dhe për dy ditë doli jashtë kontrollit. Po i kërcënon 12.000 objekte, ndërsa 150 prej tyre tashmë janë djegur. Deri tani një person e ka humbur jetën, ndërsa dëmi material po rritet, paralajmërojnë zjarrfikësit.
Për shkak të zjarrit është mbyllur pjesa kryesore e autostradës 405, e cila kalon para Getty Center’it të njohur, e cila do të mbetet e mbyllur së paku deri të enjten.
Janë evakuuar universiteti i njohur UCLA si dhe dhjetëra shkolla.
Rrjetet televizive e kanë paraqitur lagjen e famshme Bel-Air në të cilën jetojnë personat e famshëm dhe miliarderët, në mes tyre ndërmarrësi Elon Musk dhe pop ylli Beyonce, të cilët kanë vila me vlerë disa milionëshe. Siç pretendon rrjeti NBC, digjej edhe Moraga Estate, prona e magnatit medial Rupert Murdoch me vresht, në vlerë 30 milionë dollarëve. Këngëtari Lionel Richie e ka anuluar koncertin në Las Vegas për të ndihmuar ish-bashkëshorten e vet Brendi Harvey Richie në evakuim.
Autoritetet po paralajmërojnë se era do të mbetet shumë e fortë dhe e rrezikshme deri të premten.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re