Gara për President në ShBA është bërë tepër dramatike, ndërkohë që kandidatit demokrat Joe Biden, i duhen dhe 6 vota në Kolegjin Zgjedhor për t’u shpallur president i shtetit më të fuqishëm të globit.
Në bazë të të dhënave më të fundit të raportuara nga televizioni FoxNeës, republikani Donald Trump e ka të rrezikuar epërsinë edhe në shtetin Georgia, ku vetëm një ditë më parë kishte një avantazh prej mijëra votash, ndërsa aktualisht kur janë numëruar 99% e fletëve të votimit, ai kryeson me vetëm 665 vota më shumë se rivali Joe Biden. Janë dhe 3500 vota me postë që janë vendimtarre për të shpallur fituesin në këtë shtet dhe nëse Biden arrin të triumfojë ai do të shpallet President ii ardhshëm i SHBA-ve.
Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe në rast të fitores së Bidenit në këtë shtet, fitorja e garës presidenciale do t’i takonte atij, pavarësisht rezultatit në Nevada, ku po zhvillohet gjithashtu një garë e ngushtë.
Në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, por vetëm me rreth 12 mijë vota, që nuk ia garanton fitoren ende. Sidoqoftë, kjo epërsi është më e lartë se një ditë më parë, kur dallimi mes tyre në këtë shtet ishte më pak se 8 mijë vota.
Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërsa presidenti përfundimisht inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.
/faxweb
