Një tragjedi e vërtetë ndodhi në studion e televizionit gjerman ZDF të dielën, Në moshën 66 vjeç, Thomas Oppermann, nënkryetar i Bundestagut, vdiq papritur.

Sipas ZDF, Oppermann ishte i ftuar si mysafir i drejtpërdrejtë në emisionin “Berlin direkt” me temën “Bundestag dhe Corona”.

Ndërsa prezantimi i shfaqjes u shoqërua nga një regjistrim i mëparshëm, Thomas Oppermann u plandos përtokë në studio. Ekipi i ZDF menjëherë thirri shërbimet e urgjencës. Oppermann u transportua në Spitalin Universitar në Göttingen, ku më pas u shpall i vdekur.

Thomas Oppermann ka qenë nënkryetar i Parlamentit gjerman që nga tetori 2017. Para kësaj, ai ishte president i grupit parlamentar të SPD për gati katër vjet dhe nga nëntori 2007 deri në dhjetor 2013 ai ishte udhëheqësi i parë parlamentar i grupit parlamentar të SPD.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re