Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë.

 

Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar infarkt.

 

Burime per Vizion Plus bëjnë me dije se i moshuari rreth 78 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij 56 vjeçar dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

 

56 vjeçari J.Gj ishte nga zona e Martaneshit, shton Vizion Plus, dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re