Kur jemi pranë kafshëve, duhet të jemi gjithmonë vigjilentë. Edhe nëse janë rritur mes njerëzve dhe janë mësuar plotësisht me ne, mund të ndodhë që t’i shqetësojmë me sjelljen tonë, gjë që do të na bëjë të kuptojmë se mund ta shkelim me ta.

Një kalë, një anëtar i Gardës së Mbretit, në pozicionin e tij përballë Pallatit Buckingham, nuk mundi me mirësjellje t’i kërkonte gruas të largohej nga hapësira e tij personale, kështu që e kapi atë nga flokët, me gojën e tij.

Gruaja ka pozuar para pallatit, në Paradën e Gardës së Kalorësisë dhe pranë saj është një shenjë paralajmëruese që thotë “Kujdes, kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë. Faleminderit”. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi – gruaja donte vetëm një foto, dhe përfundoi me një video që u bë një hit viral.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në të njëjtin vend dhe ka mundësi që të jetë i njëjti kalë.

Kafsha fisnike kafshoi një turiste që iu afrua shumë. Edhe ajo donte një foto, por përfundoi me një plagë në supe. Ajo që i lidh të dyja incidentet janë reagimet e shokuar të grave, të cilat nuk prisnin që kali t’u bënte ndonjë gjë, kurse ushtarët e ulur mbi kuaj nuk reaguan fare në dy rastet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re