Një fundjavë  e keqe kjo për dy skuadrat e qarkut tonë pasi Tomori dhe Naftëtari humbasin ndeshjet e tyre shtëpiake duke komplikuar shumë pozitat dhe objektivat e veta në Kategorinë e Parë.

Një gol i Andonit në fund ka vendosur sfidën në Berat ndërsa Naftëtari nuk shfrytëzon avantazhin dhe humbet në frymën e fundit.

Tomori 0-1 Apolonia

Golat: 88’ Andoni

 

Ka qënë një ndeshje e luftuar ajo në Berat mes Tomorit dhe Apolonisë, e cila vendoset nga një gol i vonë i Andonit.

Ndeshja nis më mirë për vendasit që kërkojnë të zotërojnë lojën por Hyseni, Drabo dhe Sharavolli nuk shfrytëzojnë si duhet mundësitë e tyre. Në krahun tjetër Apolonia provon me Dimon dhe Mihanën nga krahët.

Mundësitë më të mira Tomori i ka në fundin e ndeshjes Drabo i vetëm me portierin Çakon nuk e kalon dot gardianin fierak. Ndërsa Mirani që mori pikërisht vendin e Drabos në fushë e ka edhe më të pastër mundësinë por nuk e kontrollon, si duhet topin më pas pason shkurt për Hysenin dhe sërish Çako shpëton portën.

Ndërkohë ka tension në tunel mes Kolecit dhe Llambit dhe dy kartonë ndërsa skuadrat e nisin pjesën e dytë me nga një futbollist më pak.

Ky fraksion i dytë nis më mirë për miqtë që ngacmojnë me Dimon dhe Mihanën që janë një rrezik permanent për portën e Apolonisë. Ndërsa Tomorit i duhen minuta për të rimarrë kontrollin e ndeshjes madje pas zëvendësimeve tekniku Arbri shtyn në sulm edhe kapitenin Bitri por pa rezultat. Në fund është Apolonia që shënon me Dimon që kalon mirë nga e majta dhe topi i dërguar në zonë ku mes pasigurisë së mbrojtjes përfiton Andoni që me një goditje të thatë kalon në avantazh miqtë.

 

Naftëtari 1-2 Pogradeci

Golat: 23’ Gega/ 39’ Çekiçi, 92’ Pere

 

Humbet edhe Naftëtari në Kuçovë duke mbetur në fundin e renditjes dhe komplikon edhe më tepër objektivin mbijetesë. Nuk mjafton edhe avantazhi i Gegës pasi pjesa e parë mbyllet me kryegolashënuesit të grupit, Çekiçi.

Ndërsa në fundin e ndeshjes është Pere që mbyll ndeshjen me golin e tij ndërsa liqenorët kalojnë edhe Tomorin në renditje.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re