Pas një muaji qytet më qytet, ku kanë prezantuar platformat dhe programet e tyre partitë politike mbyllin sot fushatën elektorale.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbajnë takimet përmbyllëse sot respektivisht në orën 19:30 dhe 19:00. Por ndryshe nga fushatat e mëparshme, takimet përmbyllëse nuk do të mbahen në sheshet kryesore, “Skënderbej” apo “Nënë Tereza”.

Partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama do të zhvillojë takimin përmbyllës tek fusha e Parkut Olimpik. Ndërsa Partia Demokratike do të zbresë në zonën e Bulevardit të ri.

Kreu i qeverisë dhe kreu i PS, Edi Rama shkruan në Facebook: “Me falënderimin për mikpritjen e Vlorës dhe Durrësit, ju ftoj të shihemi sot në Tiranë, ora 19:30”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale  u bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen mitingut përmbyllës.

Në tubimin elektoral të PD nuk do të mungojë as drejtuesi i fushatës, amerikani Chris LaCivita.

“Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko