Përfaqësuesja shqiptare vijon përgatitjen intensivisht në Barcelonë në prag të sfidës me Andorën. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore tek e cila grupi ishte i kompletuar, ndërsa binte në sy mungesa e 3 futbollistëe  Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Vesel, të cilët u bashkuan me grupin në orët e mbrëmjes.

 

Në konferëncë për shtyp, dy lojtarët kuqezi Klaus Gjasula dhe  Elseid Hysaj thanë se përgatitja po shkon mirë.

 

KLAUS GJASULA  

FUTBOLLIST I KOMBËTARES

 

” Unë besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po të luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen. Me thënë të drejtën unë personalisht nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.”

 

Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj pas formës së mirë që po kalon me Napolin kërkon që suksesin ta vijojë dhe në kombëtare.

 

ELSEID HYSAJ 

FUTBOLLIST I KOMBËTARES

 

”Është më mirë kur e njeh një kundërshtar. Janë lojtar që dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta bëjmë ndeshjen e lehtë për të mos pasur problem. Nuk ka ndryshime, jemi i njëjti grup pak a shumë. Kemi biseduar bashkë dhe do të mundohemi të ecim përpara. Treguam që po luanim futboll të mirë, na eci mbarë. Duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga e reja me Bajramin dhe të tjerët.”

 

Kombëtarja shqiptare përballet me Andorën të enjten , 3 ditë më vonë me Anglinë në Tiranë dhe më 31 mars me San Marinon në transfertë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re