Skip to content

Drejt konfirmimit të romancës? Zbulohet marrëdhënia e Salianjit me djalin e Grida Dumës

Stuhi ne Berat 20

Ndërsa romanca e shumëpërfolur mes Ervin Salianjit dhe Grida Dumës po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një konfirmimi publik, një detaj i pazakontë nga rrjetet sociale ka zgjuar kureshtjen tonë.

Ilirianews.al vë re se djali i Grida Dumës nga martesa e saj e mëparshme ndjek në Instagram ish-deputetin demokrat, ndërkohë që Salianji nuk ia ka kthyer ndjekjen.

Ky veprim, ndonëse i vogël në dukje, ka hapur diskutime për natyrën e marrëdhënies mes Salianjit dhe djalit të Dumës një sinjal i qartë afërsie. Mund të interpretohet si një shenjë afërsie apo respekti nga ana e djalit të Dumës për Salianjin, ndërsa nga ana e Salianjit duket një zgjedhje për të mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale.

WhatsApp Image 2025 09 13 at 2.42.06 PM

Nga vizitat e shpeshta në burg, te deklarata virale “kënaqësia ime e përjetshme”, e deri te paraqitjet publike me nota emocionale, gjithçka duket se po e çon këtë histori drejt një daljeje zyrtare. Por për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një pohim të drejtpërdrejtë.

A do të vijë konfirmimi i lidhjes në ditët në vijim? Mbetet për t’u parë. Por rrjetet sociale po flasin më shumë se sa fjalët.