Gjykata e Fierit po përgatitet për nxjerrjen nga burgu të një personi i njohur si ‘i tmerrshmi i Beratit’ ose ‘i forti i Beratit’, Aleksandër Kuqo.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane.

Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Burime bëjnë me dije për Fax News se vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimin italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe u konsiderua si një skandal i drejtësisë shqiptare.

Aleksandër Kuqo u ri-arrestua më datën 6 maj të vitit 2006, nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit.

Në urdhër përcaktohej prangosja e Kuqos “për ekzekutimin e vendimit penal nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos”.

Diten e djeshme, me datë 4 shkurt 2020 në seancën e zhvilluar në Gjykatën Fier, gjykata relaton duke qenë se nga ana e ekspertëve është rekomanduar masa mjekësore mjekim i detyruar ambulator, në kujdes të një familjari, dhe është e nevojshme marrja e mendimit dhe pëlqimit në bazë të nenit 46, të një familjari në lidhje me faktin nëse gjykata do të vendos nëse do të marrë shoqërimin dhe kujdesin e shtetasit Aleksandër Kuqo pranë mjekut familjar.

Avokati Zenun Hadermataj ka kërkuar në seancën e djeshme se paraprakisht duhet të vendoset një njeri i afërt që në rastin konkret është bashkëshortja e tij Ledja Kuqo dhe për këtë marrin përsipër njoftimin e saj.

Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor me qëllim paraqitjen e shtetases Ledia Kuqo./ Fax News