25 shkurt Në Berat është drejt përfundimit bajpasi i qytetit, i cili do t’i ofrojë qytetarëve dhe turistëve një infrastrukturë më të mirë.

Ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”, si dhe lehtëson hyrjen dhe daljen nga qyteti i Beratit edhe për banorët e bashkisë Poliçan dhe Çorovodë.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau sot pamje nga puna që po bëhet për këtë bajpas, ndërsa theksoi se “është drejt përfundimit bajpasi më i madh i qytetit”.

Ky segment prej 4.2 kilometër, nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (Stadiumi i Vjetër) dhe përfundon në kufi me Bashkinë Poliçan, (Stacioni i fundit urban). Në kuadër të këtij investimi, do të ketë edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”.

Ky projekt është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk mungojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave.

Investimet që po kryhen në bashkinë e Beratit vitet e fundit do të kenë një ndikim të madh në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve si dhe t’i japin një hov të ri turizmit në qytetin e një mbi një dritareve.

#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo9-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo7-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b13 .td-doubleSlider-2 .td-item9 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ervin-demo8-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 9

/k.s//a.a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re