Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit. Impianti më i ri sportiv në vend është ngritur aty ku dikur ishte legjendari “Qemal Stafa”. Teksa po punohet intensivisht për shtrimin e tapetit jeshil, mbrëmjen e djeshme ka nisur testimi i prozhektorëve.

Përmes një fotoje të publikuar nga kryeministri Edi Rama shihet se si
duket stadiumi modern i kryeqytetit. Për herë të parë në vendin tonë,
ndriçimi i tij do të jetë pa shtylla, por me prozhektorë të montuar
përreth mbulesës së tribunave. “Arena Kombëtare” pritet të jetë gati në
muajin nëntor ku do të inagurohet me ndeshjen e eliminatoreve, Shqipëri –
Francë.






Previous articleNëna sheh per here të parë sesi duket vajza e saj e “humbur” pas 35 viteshNext articleI birësoi vajzën, momenti prekës mes dy nënave në emisionin e ‘E Diela Shqiptare’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re