13 mars Në Berat është drejt përfundimit Shtegu i Eremitëve që fillon nga Kisha e “Shën Mëhillit” deri në kishën e “Shën Gjergjit” në lagjen “Kala”.
Me përfundimin e këtij shtegu qytetit të Beratit i shtohet një destinacion turistik, për të gjithë të apasionuarit pas ecjes, një dritare tjetër për t’u njohur me vlerat kulturore dhe historike të qytetit.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, tha sot për ATSH-në se “më në fund mori formë ëndrra e beratasve që prej kohësh kishin humbur shpresën”.
“Rezultatet që priten të arrihen përmes këtij projekti janë ndriçimi dekorativ i të gjithë itenerarit kulturor të shtegut të Eremitëve, rritja e aksesit në shteg si dhe pranë disa prej monumenteve kryesore përgjatë shtegut të Eremitëve si Kishës së Shën Mëhillit, Galerisë së Ujit dhe shpellave të eremitëve”, – theksoi Demo.
Sipas tij, po ashtu do të rritet forca atraktive e shtegut të Eremitëve përmes ndriçimit të posaçëm dekorativ si dhe rritja e numrit të vizitorëve me të paktën 30 % përgjatë shtegut.
Shtegu i Eremitëve është një atraksion është një itenerar i cili është duke u rehabilituar në qytetin e Beratit dhe duke pasuruar jetën rekreative në qytet, duke rritur ofertën turistike si dhe duke pasuruar” kulturën nëqytet.
“Shtegu fillon pranë Katedrales së Shën Mërisë pranë rrugës kryesore, në fundin e pjesës jugore të lagjesKala. Më tej gjarpëron përmes një pamje piktorestke për të përfunduar në Kishën e Shën Mëhillit e cila ndodhet e gdhendur në mes të një shkëmbi të thepisur.
Kisha e Shën Mëhillit është vendndodhja e mesit të itenerarit të propozuar. E ndërtuar mbi një shkëmb të thepisur, në anën jugore të Kalasë, kisha e Shën Mëhillit daton në shekullin XIV. Këtu vërehen përpjestime më të zhvilluara, një nivel më të lartë arkitektonik dhe një prirje për përsosje të formave.
Teknika e ndërtimit të pjesëve të muraturës është me klauzonazh (kombinimi i rreshtave të tullës me gurin) në gjithë planimetrinë e saj.
Në vijim të kishës së Shën Mëhillit përgjatë shtegut të propozuar ndodhen të gdhendura disa shpella, të cilat dikur përdoreshin më së shumti nga oshënarët apo siç quhen ndryshe eremitët e dikurshëm.
Ato gjenden brenda fortifikimit të poshtëm të Kalasë, dhe rrethojnë kishën duke të dhënë përshtypjen e një kompleksi eremit ku një grup njerëzish praktikonin jetën e ashpër shpirtërore në vetmi të plotë.
Nga aty vazhdon një trajektore panoramike, e cila shkon deri te kulla e parë e galerisë së ujit dhe vazhdon një pjesë e mbuluar me harqe guri të hijshme deri në murin rrethues të Kalasë, ku një portë të fton të hysh në sheshin e Katedrales së vjetër të Shën-Gjergjit./k.s/
#tdi_1_00c .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/1shtegu5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_00c .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/1shtegu-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_00c .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/1shtegu1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_00c .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/1shtegu2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_00c .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/1shtegu3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_00c .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/1shtegu4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
1 nga 6



