Luftanija më e madhe e Turqisë “TCG Anadolu” do të lëshohet në det vitin e ardhshëm.

Kjo luftanije e gjatë 232 metra dhe e gjerë 32 metra, do të mund të mbartë 30 fluturake si helikopterë, avionë luftarakë dhe dronë.

Në rast të nevojës kjo anije gjigande do të ofrojë mbështetje mjekësore për afërsisht 1 mijë persona dhe do të mund të përdoret edhe si spital gjatë operacioneve të dërgimit të ndihmave humanitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re