Skip to content

Drejt zbardhjes vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë/ Prokurorët belgë vijnë me emra në vendin tonë,  dy persona do merren në pyetje

Zhvillime të reja përsa i përket vrasjes së shqiptarit Ardit Spahiu në Bruksel, ngjarje kjo e ndodhur në nëntor të vitit 2020.

Autoritetet belge kanë një person të dyshuar për vrasjen e tij dhe me anë të një letërporosie, të dërguar në fillim të muajit Mars, ata kanë kërkuar marrjen e tij në pyetje, si dhe kontrollin e të gjitha banesave në pronësi të shtetasve të identifikuar me inicialet F.M. dhe O.V”.

Në letërporosinë e konsideruar tepër sekrete, kërkohet që në kryerjen e veprimeve hetimore të marrin pjesë dy hetues dhe një gjyqtar belg. Ata pritet të jenë të pranishëm në vendin tonë sipas Tv Klan.

Më tej, belgët kërkojnë marrjen në pyetje të dy personave të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë regjistruar në Belgjikë.

Kjo është letërporsia e dytë e dërguar për këtë vrasje, e para e mbërritur në Maj të 2021 kishte synim pyetjen e njerëzve më të afërt të viktimës për të kuptuar nëse ata kishin persona të dyshuar.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb