Pas Greqisë, edhe Polonia pritet të bëj presion ndaj Gjermanisë për të paguar miliarda euro dëmshpërblime për okupimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Parlamenti i Greqisë votoi një ditë më parë për të nisur një shtytje diplomatike për marrë dëmshpërblim për dëmet që i janë shkaktuar Greqisë nga nazizmi, por Berlini u përgjigj se këto dëmshpërblime janë zgjidhur prej kohësh.

Tani së fundmi, Arkadiusz Mularczyk, i cili kryeson komisionin parlamentar polak për reparacione, bëri një postim në Twitter ku thotë se “votimi grek tregoi se kompensimi i Luftës së Dytë Botërore ishte bërë një çështje ndërkombëtare”.

Fushatat nxjerrin në pah sfidën me të cilën përballet Gjermania, e njohur ndryshe si “titani ekonomik i Evropës”. Ka kohë që janë ngritur zëra që flasin për pakënaqësi lidhur me dënimin e krimeve e regjimit të Adolf Hitlerit.

Dhe varësisht kohës kur ndodh ky rizgjim i etjes për miliarda nga Gjermania, në kulmet ekonomike të kësaj të fundit në raport me një Europë në krizë, e ku Greqia bën diferencën në aspektin ekonomik, ndërsa Polonia bën grindavecen në aspektin politik, ngjan se kërkesa për reparacione financiare, më shumë se në emër të drejtësisë bëhet në emër të xhelozisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re