Qytetarët dhe avokatët presin drejtësinë që vazhdon të qëndrojë e boshatisur nga masat e ndërmarra kundër covid 19. Palëve ju ndalohet qëndrimi brenda ambjenteve , ndaj dhe administrata ka vendosur karrige jashtë gjykatës kur secili pret seancën e radhës. Qytetarët njoftohen në derën e jashtme për nisjen e procesit nga një efektiv policie.

Ndërkohë një grup avokatësh përsëriten peticionin dërguar institucioneve përkatëse për hapjen e drejtësisë në të kundërt paralajmërojnë protesta dhe tubime.

“Jemi të shqetësuar, mbyllja e dyerve sjell pasoja për klientet dhe për ne. Duhet të hapen dyert jo më gjyqe me dyer të mbyllura. Shkresës se parë ju përgjigj vetëm presidenti, nëse nuk nisin gjyqet e hapura do nisim tubimet”- thonë ata.

Por ndërsa çdo gjykatë ka afishuar detyrimin për mbajtjen e maskave, dorezave dhe distancës fizike, asnjë gjykatë nuk ka marrë masa se si do aksesohet gjyqësori nga mediat, të cilat janë lënë jashtë dyerve te drejtësisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re