Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues.

 

 

Manja ka kërkuar zbardhje të plotë të ngjarjes nga SPAK dhe ka bërë me dije se për këtë ngjarje do të dorëzohet një kallëzim në SPAK, pasi sipas tij, kanë dalë prova të reja.

 

 

 

Manja ka kërkuar hetimin të thellë për të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë pavarësisht pozitës së tyre politike të kohës.

 

 

 

“Ne presim që SPAK të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje e nuk janë paraqitur asnjë moment pranë organit të akzuës e të zbardhë njëherë e mirë të vërtetën. Ato katër vrasje nuk mund të jenë kurrsesi vrasje nga pakujdesia.

Kushdo që ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje pavarësisht nga pozita të përgjigjet para drejtësisë Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK dhe do të ndiqet në përputhje me disoozitt e procedurës penale.”- tha ministri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re