Pas pothuajse 4 orësh ka përfunduar protesta e mbajtur në kryeqytet në shenjë revolte ndaj vrasje së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Fillimisht protestuesit u mblodhën në ambientete e jashtme të Ministrisë së Brendshme, nga dhe ku u dhanë shenjat e para të një konfrontimi të dhunshëm mes tyre dhe efektivëve policor.
Qytetarët të shumtë në numër, me një shumicë mbizotëruese të moshave midis 15 dhe 25 vjeç, tentuan të hynin brenda Ministrisë së Brendshme, çka solli dhe përplasjen e parë me policinë.
Më pas pati një zhvendosje të turmës drejt kryeministrisë, ku u sulmua me sende të forta institucioni dhe u dogj pema e Krishtlindjeve e vendosur në krahun e djathtë të hyrjes kryesore.
Pasi tentuan të hynin me dhunë në institucion më të lartë ekzekutiv në vend, forca të shumta policore filluan shoqërimet në komisariat të protestuesve dhe tentuan shpërndarjen e turmës me gaz lotsjellës. Revoltën e tyre të rinjtë e vijuan ndaj agjentëve policor që mbronin kryeministrin. Pas përdorimit të gazit lotsjellës, revolta u përqëndrua në sheshin Skënderbej, ku u thyen fillimisht xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe më pas u godit nga jashtë Bashkia e Tiranës.
Turma e irrituar shkatërroi zbukurimet përreth sheshit Skënderbej madje duke djegur dhe pemën e Krishtlindjeve më të madhe në Shqipëri.
Destinacioni i radhës për tu goditur ishte Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku u bllokua rruga me kazan plerash të përfshirë nga flakët.
Protesta duke se nuk është shuar ajo pritet të rindizet në orën 22:00 të kësaj mbrëmjeje, pasi të rinjtë planifikohen të riorganizohen sërish përballë kryeministrisë.
/faxweb
