Qytetarë të Kosovës kanë protestuar pasditen e kësaj të marteje për vrasjen makabre të Liridona Ademajt. “Drejtësi për Liridonën” dhe “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, janë disa nga pankartat e zgjedhura nga protestuesit. Marshimi nisi në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti:.

 

Të pranishmit ndezën qiri në përkujtim të Liridonës, 33-vjeçares të vrarë me porosi të bashkëshortin të saj, Naim Murseli.

 

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, i cili kërkon dënimin maksimal për vrasësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re