“Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj nga Fieri e cila pak ditë më parë u vra me kallashnikov nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci.
Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë në mbarë vendin, ndërsa në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.
“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.
23 vjeçarja Bengaj u vra me kallshnikov në derën e shtëpisë nga Elton Metaj, ish-bashkëshorti i saj, i cili një vit më parë e kishte marrë peng së bashku me familjen.
Ndërkohë viktima ishte dhe me urdhër mbrojtje, gje e cila e ben dhe me te rende ngjarjen dhe mos veprimin e organeve te shtetit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
