Protestat në Tiranë për vrasjen e 23-vjecares nga Fieri po zhvendosen drejt Ministrisë së Brendshme duke thirrur njëzëri “Drejtësi për Sabrinën”.
23 vjeçarja,Sabrina Bengaj, u vra në derën e shtëpisë nga ish-Burri i saj dhe ditën e sotme po zhvillohen protesta edhe në Fier ku qytetarë të shumtë me pankarta në duar kërkojnë drejtësi për krimin.
Këto protesta u thirrën nga përfaqësues të shoqerisë civile.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi para 6 ditësh në fshatin Zhupan të Fierit, ku Elton Meta, 31-vjeçar e vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeçare.
Armando Bengaj, vëllai i Sabrinës, tha se motra kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.
Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar nga i dyshuari, i cili në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar për problemet me Sabrinën
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
