Autoritetet amerikane ekzekutuan herët në mëngjes të mërkurën Lisa Montgomery-n, e vetmja grua që priste ekzekutimin në burg federal.

Gjykata e Lartë hoqi pengesën e fundit duke refuzuar vendimin e gjykatës së ulët për të shtyrë ekzekutimin, sipas një gazetari që ndoqi ekzekutimin në emër të publikut.

Një ekzekutim u krye për herë të parë mbi një grua në vitin 1953.

Montgomery, 52 vjeçe, u dënua në Misuri në vitin 2007 për rrëmbim dhe vrasje të Bobbie Jo Stinnett, një grua në muajin e saj të tetë të shtatzënisë. Montgomery ia çau barkun viktimës duke i rrëmber foshnjën,e  cila arriti të mbijetojë.

Disa nga të afërmit e viktimës ishin në ekzekutimin e saj, tha Ministria e Drejtësisë.

Ekzekutimi i Mongomery-t u shty në mënyrë të përsëritur sepse mbrojtja argumentoi se ajo nuk ishte mendërisht në gjendje të kuptonte arsyen e dënimit. Avokati i saj Kelley Henry tha se asnjë person i besueshëm nuk mund të kontestojë sëmundjen e saj mendore prej një kohe të gjatë të trajtuar nga mjekët e burgut.

Ekzekutimi u krye në një burg në Terre Haute, Indiana.

Ekipi ligjor i Lisa Montgomery-it kërkoi falje për faktin se ajo e kreu krimin pas një fëmijërie në të cilën ishte abuzuar dhe viktimë e përdhunimit të vazhdueshëm të njerkut dhe miqve të tij, dhe ata kërkuan që dënimi me vdekje të zëvendësohej me burgim të përjetshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re