Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia do vendosë nëse ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të shpallet ose jo fajtor, në lidhje me tre akuzat penale ndaj tij.

Përmes një video-mesazhi, Rama u shpreh se kërkesa prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ahmetaj, duhej miratuar, pasi pa dosjen voluminoze të punës së kryer nga organi i akuzës.

“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor ose i pafajshëm, por ndryshe nga rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm, ishte një rast ku kërkesa e prokurorisë duhej miratuar, pa asnjë dyshim, sepse ndryshe nga atëherë, kur prokuroria erdhi në Kuvend si lezxuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu para dosja e një pune voluminoze hetimore, në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.

Këtu mbyllet çdo koment i imi në rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë, të na e tregojë deri në fund, nëse është njër ast fajësie, apo një rast pafajësie”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re