Edi Rama flet për 21 janarin dhe Reformën në Drejtësi:

“Reforma në drejtësi që përgojohet cdo ditë nga armiqtë e saj e cila përbalte dhe masakrohet përditë nga foltore në foltore, bravë më bravë, portal më portal por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet, ku drejtësia ska qenë kurrë drejtësi, po ka qenë një gur në kandarin e pazarllëqeve në ndac para komunizmit dhe pas komunizmit. Për herë të parë duan sduan ata , për herë të parë është vendos një grur themeli në reformën në drejtësi këtë gur e ka vendos kjo parti në pushtet në partneritet me SHBA dhe BE. E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë sic ka qenë para komunizmit, gjatë komunizmit dh epas komunizmit. Ne jemi krenar që të sjell këtë tog fjalësh “Partia socialiste” mori përsipër dhe vendosi këtë gur themeli dhe kaloi në parlamentin shqiptar. Durimi është i madh në këtë vend ku njerëzit kanë ditur shumë. Duhet durim për drejtësinë dhe unë jam më i paduruari dhe vazhdoj shtrëngoj dhëmbët. Shumë vite kemi pritur por nj gjë ta kemi të qartë që dua të them: Mua më shfryni cdo gjë më thoni kam zgjedhur të komunikoj me njerëz të zakonshëm, si askush më parë s’ka komunikuar kaq gjatë me gjithë. E bëj këtë sepse kam respekt të madh për ata që më kanë sjellë këtu dhe këtë detryrë . Mua mos më kërkoni llogari për 30 vite apo 100 vite dhe smund të më kërkoni llogari për reformën në drejtësi sepse nuk mund të kërkosh që një 4 vjecar të bëhet brenda ditës 40 vjec. Duhet të mësojë të ecë të mësojë të lëshojë pastaj bëhet 40 vjec.

Gjykatës prokurorë janë pjesë e llumit që bëjnë kërdinën KCK. Ka edhe prej atyre që kur vjen vetingu ikin vetë, gjithë neveria duhet duruar dhe duke shtrënguar dhëmbët nuk jemi në 1945 por do ta them gjithmonë sepse ka edhe sot njerëz që ja kërkon qeverisë, që të bëjë hetime arrestime dhe gjyqe? Si mund të ndodhë kjo, duke kthyer kokën pas. Dikur i bënte pushkatimet arrestimet sekretari i parë”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re