Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, teksa fliste për drejtësinë e re, është shprehur se “detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë”.

Tabaku u shpreh se është forcuar roli i Kuvendit në procesin e integrimit për të afruar shoqërinë civile, e për tu siguruar sipas asaj, që këto institucione kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarinë e tyre.

Ndër të tjera, Tabaku tha se dera e KKIE është e hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

“Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë. Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua.

Kemi forcuar dhe rolin e Kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucione kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarinë e tyre.

Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re