Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka folur për inceneratorët, atë të cilën ai e quan aferën më të madhe korruptive gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri.

Vasili ndihet i zhgënjyer nga drejtësia e re për të cilën thotë se është e kapur nga Edi Rama duke arrestuar vetëm zyrtarë të vegjël. Sipas Vasilit, kjo aferë e inceneratorëve nuk mund të kryhej pa “bekimin” e Edi Ramës dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Kanë kaluar 1 vit që LSI ka denoncuar dhe lehtësonin punën e prokurorisë, kallëzime të LSI të cilat ishin mbi fuqitë normale që një parti ka pasi depozitoi dokumente dhe prova për të filluar veprime të menjëhershme. Duke nisur nga Rama, Veliaj, Ahmetaj deri tek kompanive që kanë kryer evazione fiskale. Koka e kësaj afere qindra milionëshe është në qeveri sepse pa firmën e Ramës nuk e bënte askush përfshirë edhe Agaçin. SPAK humb qëllimisht kohë dhe arrestohen specialistë dhe zyrtarë periferikë ndërkohë afera shtrihet përtej inceneratorëve. Gjithçka është e vonuar, duhet të zbardhet afera më e madhe pasi kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal me një skemë mafioze që shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit.

Problemi qëndron kur sorollatesh qëllimisht për të humbur kohë që të fshihen provat dhe gjurmët. Ne si forcë politike kemi bërë diçka të jashtëzakonshme pasi nuk kemi instrumenta hetimor por ne i kemi dhënë prokurorisë fakte dhe dokumente të cilat po të ishin ndjekur do të përfundonin të tjerë në pranga. Këta zotërinj që janë në kërkim përfitonin miliona në të gjithë vendin. Këta ishin shndërruar në censin mafioz që hapte dyer në buxhetin e shtetit. Prokuroria qartazi është kapur nga fyti prej qeverisë. Puna është e avashtë pasi është një aferë e rëndë.

Hetim serioz në lidhje me këtë çështje – “Të jem i sinqertë Komisioni i Inceneratorëve ishte ndihma më e madhe që i dha qeverisë për të marrë kohë dhe të fshihen faktet. SPAK duhet të vepronte sepse nuk kishte nevojë për SHOW politik. U mbushën muaj për propagandë për të fituar qeveria kohë dhe në fund të procesit nuk ka prodhuar asgjë. Kur shikoj që arrestojnë njerëz të vegjël dhe kambanat e mëdha që bien për Ramën dhe ministrat e tij janë të qarta. Kjo më bën pesimist.  Jo gjitha inceneratorëve janë bllokuar , por ata duan që paratë të rrjedhin dhe drejtuesit e kësaj afere të mbyllin gojën dhe të mbrojnë qeverinë që është ortake e tyre, por kjo është shumë e rëndë.

LSI denoncime – “Është e qartë që për ne faktet që do na bien në dorë, do ti denoncojmë duke i vendosur në shërbim të drejtësisë. Ne do ta bëjmë këtë gjë pa u lodhur dhe kemi krijuar ndjeshmëri të madhe publike pasi të gjithë e dinë se aferën e madhe korruptive. Opinioni publik priste një drejtësi të re dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve tek drejtësia e re dhe kjo është edhe më e rëndë“, tha Vasili.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re