Ish-kreu i PD, Lulzim Basha në ‘Facebook’ shkruan se vendi e ka alarmante pastrimin e politikës nga ata qe e kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve dhe i kanë shërbyer interesave korruptive.

WhatsApp Image 2023-07-13 at 7.23.47 PM

Basha thekson se “Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale”.

Sakaq shton se PD do të javë alternativën që presin shqiptarët dhe do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi për të sjellë vlera të reja.

Postimi i plotë:

Për Shqipërinë sot është më imediate se kurrë pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Dosja e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, tregoi se si kjo qeveri miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të pastruar politikën e për të mundësuar vetting-un e politikanëve, listat 100% të hapura, votën e diasporës, kufizimin e mandateteve, rritjen e mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga Parlamenti. Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi dhe hapje ndaj profesionistëve dhe intelektualëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë. Me demokratët që ishin në ballë të qëndresës anti-komuniste, me të persekutuarit dhe pronarët, me kontribuesit e pas vitit ’90, me burrat dhe gratë që sakrifikojnë prej dekadash, me të rinj e të reja nga brenda dhe jashtë vendit, Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët.

Sot është koha e bashkimit të energjive, forcave, kapitaleve njerëzore e politike për t’i dhënë fund tranzicionit!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re