Ministriri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të tre personave për vepra të ndryshme penale në Emiratet e Bashkuara, Belgjikë e Itali.

Ministri Balla shtoi se arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë.

“Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu operacionet për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin nga vendet respektive kanë vijuar në shumë vende të tjera.

Fal shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe njësive homologe, si dhe angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit, dy operacione me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë çuan në ndalimin e dy të kërkuarve nga drejtësia shqiptare për krime kundër personit dhe për kultivim\trafikim të lëndëve narkotike”, shkruan Balla.

LEXONI EDHE: Akuzohej për vrasje të trefishtë, ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me 25 vite burg

LEXONI EDHE: Përplasja me armë 7 vite më parë që terrorizoi Elbasanin, arrestohet në Emiratet e Bashkuara 40-vjeçari me tre emra! Në Belgjikë u vu në pranga…

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re