Drejtim i automjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë me vete, arrestohen në flagrancë 4 persona në Durrës

durres-2.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Katër persdona kanë mbetur të arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit, pasi u kapën duke drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi. Konkretisht janë arrestuar në flagrancë: G. B., D. S. dhe B. U., banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.

I arrestuar gjithashtu ka mbetur edhe shtetasi A.B, banues në Durrës pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. B., D. S. dhe B. U., banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;

A. B., banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë