Pak ditë para nisjes së sesionit parlamentar, Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë në dy grupe.

 

28 deputetë kanë riokonfirmuar mbështetjen për Enkelejd Alibeajn dhe për t’i dhënë atij mundësinë për të qenë kreu i grupit parlamentar.

 

Mësohet se deputeti Lefter Gështenja kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar  online përmes aplikacionit të “ëhatsapp”.

 

Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.

 

Deputetët e mëposhtëm, do paraqesin në Kuvend emrin e Alibeajt për kryetar të grupit parlamëntar.

 

Deputetët që konfirmuan Alibeajn

 

Merita Bakiu
Salaudini Jakupllari
Andia Ulliri
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Eralda Bano
Saimir Korreshi
Dashnor Sula
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Zheni Gjergji
Kastriot Piroli
Dhurata Cupi
Bledion Nallbati
Ramadan Likaj (online)
Ilda Dhori
Kreshnik Collaku (online)
Orjola Pampuri (online)
Flamur Hoxha (online)
Arbi Agalliu (online)
Emilja Koliqi (online)
Alfred Rushaj
Fatjon Veizaj (online)
Lulzim Basha (online)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re