Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas marrjes së drjetim të OSBE nga shqipëria.

“Në qendër të misionit të kësaj organizate janë liria e shprehjes, shtypit dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, pluraliste dhe demokratike. Tani përfytyroni ministrin e jashtëm tonin të predikojë ruajtjen dhe zbatimin e këtyre parimeve dhe vlerave te të tjerët anëtarë të organizatës!”, shkruan Panariti

Ja postimi i plotë:

Kryesimi i OSBE-se, nga Shqipëria mbetet nje akt procedural i shembullit të keq! Asnjë nga të 57 vendet anëtare të kesaj organizate, nuk ka “situatë shqiptare”. Sepse asnjë nuk ka mungesë të gjykatave supreme (kushtetuese dhe të lartë), nuk ka parlament monopartiak, nuk ka votime me një parti, nuk ka raport të ODIHR-it të OSBE-së që i deligjitimon këto votime, nuk ka shtypje të fjalës së lirë me ligj nën pretekstin e shpifjes.

Vini re! Në qendër të misionit të kësaj organizate janë liria e shprehjes, shtypit dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, pluraliste dhe demokratike. Tani përfytyroni ministrin e jashtëm tonin të predikojë ruajtjen dhe zbatimin e këtyre parimeve dhe vlerave te të tjerët anëtarë të organizatës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re