Një 46-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re