Një pilot amerikan, i kapur mbi kufirin e alkoolit para se të fluturonte me një aeroplan pasagjerësh nga Edinburgh në Nju Jork, është dënuar me 10 muaj burg. Laërence Russell, 63 vjeç, u kontrollua nga oficerët e sigurisë së aeroportit rreth orës 09:15 më 16 qershor të vitit të kaluar. Ai u gjet se kishte dy shishe Jägermeister në bagazhin e tij – njëra prej të cilave ishte gjysmë e mbushur.

Një test i frymëmarrjes zbuloi se kapiteni i Delta Airlines kishte më shumë se dyfishin e  kufirit ligjor të alkoolit për pilotët. Gjykata e Sherifit në Edinburg dëgjoi se Russell, ishte trajtuar për alkoolizëm.

Gjykata dëgjoi se Russell kishte jo më pak se 49 mg alkool në 100 ml gjak. Kjo ka tejkaluar kufirin e rreptë ligjor që është 20 mg alkool. Sherifi Alison Stirling tha se një dënim me burg duhej shqiptuar si dënim dhe për “mbrojtjen e publikut”.

Gjykata më parë kishte dëgjuar se piloti do të merrte kontrollin e një fluturimi Boeing 767 nga Aeroporti i Edinburgut në Aeroportin JFK në Nju Jork, i cili do të nisej në orën 10:35. Çantat e tij u zgjodhën për inspektim nga stafi i sigurisë, i cili u tha se “ka vënë re se zoti Russell kishte veshur një uniformë piloti dhe një leje të ekuipazhit të Delta Airline”. Kapiteni u “identifikua si pronari i çantës”, e cila përmbante dy shishe me liker bimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re