Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Polcisë, pasi është kapur duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur. Si pasojë, ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin, 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko