Skip to content

Drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, prangoset shoferi! Tentoi të korruptonte policinë

Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij nën efektin e lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.Th. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Th., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.

“”