Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili nuk i ishte bindur urdhrit të policisë të ndalonte. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se drejtuesi i jepte makinës në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Mitsubishi”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare;

Gjithashtu u referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re