Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj ka dalë në konferencë për media e shoqëruar me kryeministrin Edi Rama ku ka garantuar se të dhënat personale të shqiptarëve janë të sigurta.

Karçanaj siguroi qytetarët se sistemi i mbajtjes së të dhënave personale në e-Albania është i sigurt. Ajo theksoi se platforma aktualisht mirëmbahet nga Microsoft dhe së shpejti do të futet dhe teknologjia “Blockchain”, e cila do të sigurojë dhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat përmes ndërveprimit të brendshëm.

“E kam shumë të rëndësishme të sqaroj qytetarët se eA-Albania është një sistem i sigurt, të përdorin në mënyrë të sigurt sistemin.

Platforma mirëmbahet nga Microsoft duke mundësuar një siguri të plotë të informacionit aty. Kryefjala jonë në të ardhmen është “BlockChain”, të cilin do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë ato të pandryshueshme edhe nga personat e kadastrës, por edhe nga sulme mbi sistemin. Kemi kaluar nga 6 regjistra që flisnin mbi njëri tjetrin në 30 të tilla.

Për fat nga marrëveshja e tetorit do të përfitojmë të kemi një marrëveshje me “Johns Group International”, kam parë prezantimet e para të out-put-eve, kjo do të ndihmojë për certifikimin e të gjithave sistemeve me ISO. Desha të theksoj se AKSHI eka qendrën të verifikuar me ISO 701 për sigurinë e informacionit dhe ISO 901 për menaxhimin e informacionit. Sistyemi i tatimeve nuk është i certifikuar nga ISO por jemi në proces”, tha Karçanaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re