Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.

Burime për mediat bëjnë me dije se drejtoresha e AKSH-it po merret në pyetje nga SPAK në lidhje me hetimet që po kryhen për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.

Të shtunën e kaluar(16 mars 2023) GJKKO caktoi masën “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Ervisa Lami dhe Valter Begaj.

Ish-kreu i ARRSH akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash nën dyshimin se ka transferuar fiktivisht një kompani për të shmangur konfliktin e interesit përpara se të emërohej këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Atij iu sekuestruan një shumë e madhe parash, sende me vlerë, mes tyre piktura të shtrenjta. SPAK preu  edhe dy fletë arreste për by biznesmenët, Ervis Lami dhe Valter Begaj. Të tre, si zyrtari i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Berberi por edhe dy biznesmenët kanë zotëruar të paktën një herë secili kompaninë DAAM. Kjo kompani merret me Studim, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim objektesh ndertimore, vlerësime, studime fizibiliteti etj.

Vizion Plus ka siguruar kontratën e noterizuar të kalimit të pronënisë që drejtori i ARRSH, Evis Berberi ka firmosur drejt një shtetasje, duke e bërë atë pronare me 100% të kuotave të kësaj shoqërie. Kontrata mban datën 31 janar 2019 dhe shitja është kryer në vlerën e 500 mijë eurove.

Madje në nje tjetër dokument me shkrim dore, që mban datën 17 tetor 2018 emri i Berberit figuron si ortak i vetëm, i cili vendos të ndryshojë emrin e kompanisë.

Më pas më 23 dhjetor të 2021 pronarja e vetme e DAAM i ka kaluar në pronësi shoqërinë sipërmarrësit Valter Begej, duke ia shitur 2 milionë euro.

Ky i fundit nga ana e tij më 21 shkurt 202 ia ka shitur shoqërinë Ervis Lamit rreth 200 milionë lekë. Shoqëria DAAM është themeluar në vitin 2017 me kapital fillestar 100 mijë euro.

Berberi, i cili ishte në krye të ARRSH që në vitin 2021, mësohet se ka dhënë dorëheqjen disa ditë para arrestimit, por nuk ka një njoftim zyrtar. Ai akuzohet pr pastrim parash dhe korrupsion pavis.

SPAK nisi javët e fundit një hetim hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ervis Lame rezulton të jetë administrator i kompanisë DAAM, kompani supervizimi punimesh, e cila aktualisht është në pronësi 100% të Valter Begajt. Më parë ka qenë në pronësi të Evis Berberi dhe SPAK thotë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive të kompanisë.

//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re