Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka bërë me dije se në platformën e-Albania tashmë mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Karçanaj,përmes një postimi në rrjetete sociale, ku shpjegon procedurën e thjeshtë online, që zgjat vetëm pak sekonda, e krijuar për të lehtësuar qytetarët.

Ndër të tjera drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

“Erdhi momenti që aq shumë kemi pritur dhe për të cilin kemi punuar fort.

Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19.

Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit.

E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo”, shkruan Karçanaj.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë ka nsiur vaksinimi me vaksinën kineze Sinovac për grupmoshën 70 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re