Testet e shpejta antigenikë që të nisin të përdoren nga 7 dhjetori janë 100 për qind të saktë për të treguar nëse një pacient është i infektuar ajo jo me Covid-19.

Në një intervistë për News24, Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, deklaroi se testet do të jenë falas dhe do të bëhen tek ata persona që kanë simptoma të ngjashme me ato të Covid-19.

“Testi antigjenik është test që bëhet tek personat që janë me shenja klinike dhe janë me virulencë të lartë. Duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave klinike. Duhet të referohen ata pacientë që janë me shenjë klinike dhe janë me virulencë të lartë. 100 % del rezultat i saktë.”

Tomini sqaroi se nëse një person rezulton pozitiv në testin antigenik të shpejtë, atëherë mjeku i familjes ‘ka protokollin që duhet të zbatojë’.

Ajo theksoi se testet do të shpërndahen në disa zona të kryeqytetit si fillim dhe më pas në spitalet rajonale.

“Do ketë shpërndarje gjeografike në të gjitha skajet e Tiranës, që të jemi m afër popullatës dhe individëve të sëmurë.”, tha Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re