Pasi u bojkotua procesi mësimor sot në shkollën “Ndoc Mazi” në Shkodër për largimin e drejtores nga puna, ka reaguar dhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit e cila thotë se është ndjekur një procedurë e rregullt ligjore.

Sindis Kopliku thotë se kjo lloj praktike e largimit nga puna po bëhet për të gjithë ata drejtues që nuk plotësojnë kriteret në shkolla, duke theksuar se nuk ka motive politike në këtë rast.

Kopliku: Është ndjekur një proçedurë ligjore e rregullt për largimin e drejtores. Po ndiqet një praktikë e tillë për drejtuesit që nuk plotësojnë kriteret në shkolla. Nuk mund të përziejmë anën profesionale me atë politike.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në protestë dolën nxënës , prindër dhe mësues të shkollës 9-vjeçare, pasi sipas tyre largimi i drejtores Valbona Idrizi është kryer për qëllime politike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re